Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeLushaku-Sadriu: Mbledhja e sotme, moment reflektimi dhe një bashkimi

Lushaku-Sadriu: Mbledhja e sotme, moment reflektimi dhe një bashkimi

LDK-ja mban sot mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm pas shpalljes së zgjedhjeve, ku pritet të nominohet kandidati për kryeministër dhe të diskutohen zhvillimet politike para nisjes së fushatës zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se ky takim do të shërbejë edhe si moment mobilizimi për partinë drejt zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Është takimi i parë i Këshillit të Përgjithshëm pas shpalljes së zgjedhjeve ku ne do të nominojmë edhe kandidatin tonë për kryeministër dhe normalisht që do të diskutojmë rreth çështjeve aktuale politike edhe do t’i japim mbështetjen si me thanë drejtimit të të partisë sonë drejt drejt kampanjës zgjedhore dhe fitores së madhe. Është një moment reflektimi, një moment bashkimi ku ne bëjmë ftesë që të na bashkohen sa më shumë në radhët tona për të shkuar deri tek fitorja e këtyre zgjedhjeve”, tha ajo.

E pyetur nëse në këtë mbledhje do të marrin pjesë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, dy anëtarë të LDK-së që kanë kundërshtuar kthimin e Vjosa Osmani në parti, Lushaku-Sadriu tha se të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm janë të ftuar.

“Unë nuk kam informata kush do të jetë, por janë të ftuar të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm edhe unë nuk shoh asnjë arsye që të mos jenë”, tha ajo.

“Nuk e di, ky është Këshilli i Përgjithshëm i anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri në atë moment e shihni ju tani kush merr pjesë e kush jo”, tha ajo.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT