Rusia dhe Kina, të dyja aleate të Iranit, kanë bërë thirrje për përmbajtje pas shpërthimit të dhunës së re në Lindjen e Mesme.
“Palët e ndryshme të përfshira duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë përmbajtje, të ndalin përshkallëzimin e konfliktit dhe të situatës, si dhe të ndërmarrin masa konkrete për të lehtësuar dhe ulur tensionet”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, reagoi më pas duke thënë:
“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për raundin e ri të përballjes së armatosur SHBA–Iran, i cili filloi me agresionin e paprovokuar SHBA–Izrael kundër Republikës Islamike të Iranit.”
“Ai u bëjmë thirrje të dy palëve të tregojnë përmbajtje dhe të ndalojnë menjëherë sulmet ushtarake.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


