Shqipëria e ka mbyllur në avantazh 2-0 pjesën e parë të sfidës ndaj San Marinos, e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Anis Mehmetin. Sulmuesi përfitoi nga asistimi i Rey Manajt dhe realizoi nga afërsia, duke zhbllokuar takimin.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Shqipëria dyfishoi avantazhin. Myrto Uzuni ishte autori i golit të dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Sfida po zhvillohet në stadiumin e Serravalles, në San Marino, ndërsa kuqezinjtë do të kërkojnë të administrojnë avantazhin në pjesën e dytë dhe të marrin fitoren e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


