Thursday, June 4, 2026
spot_img
HomeLajmeLiverpool nis një epokë të re, Andoni Iraola merr drejtimin e skuadrës

Liverpool nis një epokë të re, Andoni Iraola merr drejtimin e skuadrës

Klubi anglez Liverpool FC ka konfirmuar emërimin e Andoni Iraola si trajnerin e ri të ekipit, duke i besuar strategut spanjoll drejtimin e një prej skuadrave më të mëdha në futbollin evropian.

Pas zyrtarizimit, Iraola nuk e fshehu entuziazmin për sfidën e re, duke e cilësuar Liverpoolin si një ndër klubet më të mëdha në botë dhe duke shprehur krenarinë për mundësinë që t’i prijë ekipit në vitet e ardhshme.

Trajneri spanjoll vjen pas një periudhe të suksesshme te AFC Bournemouth, ku për tre sezone arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese. Kulmi i punës së tij erdhi në sezonin e fundit, kur Bournemouth siguroi për herë të parë në histori kualifikimin në garat evropiane.

Drejtuesit e Liverpoolit besojnë se filozofia moderne e lojës dhe rezultatet e arritura nga Iraola e bëjnë atë personin e duhur për të udhëhequr ekipin në një kapitull të ri, me synimin për të konkurruar për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Evropë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT