Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeSportLiverpool e përmbys Southamptonin në “Anfield”

Liverpool e përmbys Southamptonin në “Anfield”

William Smallbone e zuri në befasi liderin e Premier Ligës, duke shënuar në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, Southampton nuk mundi ta menaxhojë aspak avantazhin e krijuar, pasi Liverpool e nisi vrullshëm përmbysjen.

Darwin Nunez barazoi shifrat në 1-1, vetëm gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, njofton Klankosova.tv.

Pa kaluar as dy minuta, i njejti futbollist fitoi 11 metërsh, pasi u pengua në zonën e kundërshtarit.

Penalltinë në gol e konkretizoi “i përhershmi”, Mohamed Salah!

Sërish sulmuesi nga Egjipti realizoi gol, për ta vendosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas këtij triumfi, “The Reds” afrohen edhe më shumë drejt qëllimit të tyre sezonal, për t’u shpallur për të 20-ën herë kampion në Angli, raporton Klankosova.tv.

Në ndeshjet tjera ndërkaq, Manchester City humbi 1-0 në udhëtim te Nottingham Forest, Brighton fitoi 2-1 kundër Fulham dhe Crystal Palace e mundi Ipswichin 1-0.

 

The post Liverpool e përmbys Southamptonin në “Anfield” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT