Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeLimaj pas verdiktit: Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm – Jo...

Limaj pas verdiktit: Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm – Jo në emër të popullit të Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj e ka cilësuar vendimin si të papritur, të pamerituar dhe të padrejtë, duke thënë se aktgjykimi i shkallës së parë është i papranueshëm.

‘’Sot morëm lajme të këqija nga Haga, të papritura, të pamerituara të padrejta. Sot u shpall aktgjykimi dënues i shkallës së parë për themeluesit e UÇK’së dhe të shtetit të Kosovës. Ky aktgjykim është i padrejtë, i papranueshëm. Jo në emër të popullit të Kosovës, jo në emrin tim. E di sot të gjithë jemi të mërzitur, të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, mos të lejojmë që zhgënjimin tonë, dëshpërimin tonë, merzijen tonë, ta keqpërdor askush kundër vendit tonë. Por le ta kthejmë në një forcë të përbashkët, për të vazhduar betejat e ardhshme deri në fitoren e plotë të bashkëluftëtarëve tanë dhe të Kosovës.”’, ka thënë ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT