Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeLimaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë - Podujevë është dëshmia më e mirë...

Limaj në Lluzhan: Rruga Prishtinë – Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, pjesë e koalicionit Kosova Fituese, ka marrë pjesë sot në një tubim me qytetarë në Lluzhan të Podujevës.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se bashkëbiseduan me qytetarë.

“Rruga Prishtinë – Podujevë është dëshmia më e mirë e keqqeverisjes, mos përgjegjësisë dhe arrogancës, pa vizion dhe pa shpresë, ky është përshkrimi i rezultateve të kësaj qeverie”.

“Rreshtimi rreth koalicionit tonë për Kosovën fituese, veçVEPRA, është siguri për vendin, anëtarësim në NATO, zhvillim ekonomik dhe pavarësim energjetik”, ka thënë Limaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT