Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka deklaruar se është sulmuar nga tre persona në Rahovec.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rexha përmes një Instastory, ku ka shkruar: “Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin, përfshirë rrethanat e sulmit, identitetin e personave që e kanë sulmuar apo nëse ka pësuar lëndime.
Deri tani, nuk ka informacione të tjera të konfirmuara lidhur me incidentin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


