Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se do të mbajë sot konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen Jasharaj, në Prekaz të Skenderajt.
Sipas njoftimit zyrtar, konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 13:30, në ambientet e Prokurorisë Speciale, në katin e gjashtë.
Prokuroria nuk ka bërë të ditur në njoftim se ndaj kujt është dorëzuar aktakuza dhe as detaje të tjera lidhur me veprat penale për të cilat bëhet fjalë.
Më shumë hollësi pritet të bëhen të ditura gjatë konferencës për media.
Drejtësia nga Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja të këtij rasti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


