Gazmend Halimi, i dyshuar për kërcënimin me vdekje të kryeministrit Albin Kurti, pritet të sillet sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, mëson Sinjali.
Para gjyqtarit të procedurës paraprake do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 57-vjeçarit.
Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Halimit, i cili dyshohet se përmes llogarisë së tij në Facebook publikoi dy video me fotografinë e Kurtit, të shoqëruara me mesazhe kërcënuese.
Rasti ishte iniciuar më 2 shtator, pasi Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda kishte pranuar informacione lidhur me postimet e të dyshuarit.
Drejtësia nga Sinjali do t’ju mbajë të informuar për vendimin e gjykatës lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


