Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeLegjenda e Real Madridit ndez spekulimet: Salah drejt “Bernabeut”?

Legjenda e Real Madridit ndez spekulimet: Salah drejt “Bernabeut”?

Legjenda e Real Madridit, Fernando Hierro, ka nxitur spekulimet e afatit kalimtar, duke sugjeruar se Mohamed Salah do të ishte një përforcim ideal për klubin madrilen.

Salah pritet të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit si lojtar i lirë, pas nëntë vitesh të suksesshme në “Anfield”, megjithatë ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

“Salah te Real Madridi? Sigurisht, do ta doja shumë këtë. Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm në çdo kuptim të fjalës”.

“Askush nuk mund ta mohojë ndikimin e tij të madh te Liverpooli dhe arritjet që ka realizuar, sidomos fitimin e Ligës Premier. Do të doja ta shihja te Real Madridi, në futboll gjithçka është e mundur”.

“Salah është tipi i lojtarit që çdo klub në botë do të dëshironte ta kishte. Ai është i veçantë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në fushë”.

“Nuk është vetëm një lojtar i madh; ai është një fenomen i vërtetë i futbollit që bën diferencën kudo që luan”, ka deklaruar Hierro.

E ardhmja e reprezentuesit egjiptian mbetet ende e paqartë, ndërsa Superliga e Arabisë dhe MLS janë përmendur më herët si destinacione të mundshme për të.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT