KF Prishtina e Re ka mirëpritur sot ish-trajnerin dhe ish-futbollistin e njohur gjerman, Felix Magath.
Gjatë vizitës, Magath është njohur nga afër me kampin stërvitor dhe ambientet e klubit, ndërsa ka zhvilluar takim me presidentin e Prishtinës së Re, Rrustem Pacolli, nënkryetarin Driton Gërxhaliu dhe drejtorin e përgjithshëm Sami Boroci.
Sipas klubit, në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus të veçantë në projekte që do të mund të ndihmonin në zhvillimin e talenteve dhe krijimin e mundësive të reja për futbollistët e Akademisë së Prishtinës së Re.
Vizita e Magath në Kosovë është mundësuar nga afaristi kosovar Isak Neziri.
Nga klubi prishtinas kanë vlerësuar se vizita ishte një mundësi e veçantë për shkëmbimin e ideve dhe përvojave me një personalitet që ka lënë gjurmë të rëndësishme në futbollin evropian.
Felix Magath ka një karrierë të gjatë si futbollist dhe trajner, veçanërisht në Gjermani, ku ka drejtuar disa prej klubeve më të njohura.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


