Lidhja Demokratike Kosovës pati tubim me qytetarët në Shtëpinë e Kulturës në Malishevë.
Kur i zoti i LDK-së malishevase, Fatmir Demaj mori fjalën në ditën e 35-vjetorit të krijimit të degës në këtë komunë, tha se Lidhja Demokratike është shembull, raporton Klan Kosova.
Duartrokitjet shtohen kur në binë ngjitet Lumir Abdixhiku, që pa nis fjalën pranoi edhe lule.
E kur iu drejtua masës, tha se prania e shumë e të tubuarve këtu është shpresë për Kosovën. Qytetarëve të Malishevë, ai iu tha se më 9 shkurt, alternativë është vetëm LDK.
Dy zotime sipas Abdixhikut janë më urgjente për Malishevën, kur ky të jetë potencialisht në krye të ekzekutivit. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


