Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeLDK-ja do ta votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

LDK-ja do ta votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se partia e tij sot do të jetë në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive.

Haziri ka treguar se LDK-ja do ta votojë kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit, si dhe kandidatët për nënkryetarë.

“Ne si LDK e votojmë”, është shprehur Haziri.

Në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka thënë se vazhdimisht ka qenë pro marrëveshjeve, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.

“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar Haziri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT