Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeLansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Një shërbim i ri digjital që lidhet me regjistrimin e lindjes së fëmijëve pritet të prezantohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Gjinekologjisë.

Iniciativa, sipas komunikatës për media, synon të lehtësojë procedurat për qytetarët, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për regjistrimin e lindjeve.

Në ceremoninë e lansimit do të jenë të pranishëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph,  ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Ngjarja do të zhvillohet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me fillim nga ora 13:30. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT