Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeLAJMI I FUNDIT/ Ky është i moshuari që u godit për vdekje...

LAJMI I FUNDIT/ Ky është i moshuari që u godit për vdekje nga një 16-vjeçar në Shipol të Mitrovicës

Një person ka humbur jetën pasi u godit nga makina në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, teksa po ngiste biçikletën, shkruan KosovaPost.

Rastin e ka konfirmuar edhe Hoxhë Fatmir Latifaj, duke treguar se viktima është një i moshuar që njihet si Baci Met.

Mësohet se ai ishte duke u kthyer nga xhamia kur u godit nga vetura.

“Na bashkofté Allahu xhennet!
Amin!”, ka shkruar Latifaj.

Postimi i plotë:

Baci Met, veq sa e falem bashk Jacin,Allahu na pranoft edhe U pershendetém por nuk e dita qé do té ishte selami yné I fundit né kété dynja!
Baci Met,na bon hallall!
Na bashkofté Allahu xhennet!
Amin!

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT