Ryan Gravenberch është larguar nga kampi stërvitor i kombëtares së Holandës për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë fundjavës.
Ai do të kthehet te stafi mjekësor i Liverpoolit, i cili do të vlerësojë gjendjen dhe shkallën e dëmtimit të lojtarit.
Largimi i tij shënon një humbje për Holandën në përballjen e rëndësishme ndaj Spanjës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Po ashtu, mungesa e tij do të jetë hendikep për të Kuqtë në Premier Ligë nëse rezulton se lëndimi është më i rëndë se që mendohej.
The post Lajm i keq për Holandën dhe Liverpoolin, lëndohet Gravenberch appeared first on Klan Kosova.


