Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeDetajet e takimit në Moskë: Putini tha se Rusia do ta pushtojë...

Detajet e takimit në Moskë: Putini tha se Rusia do ta pushtojë Donbasin, Kushneri iu përgjigj ashpër

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka vënë në pikëpyetje pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se forcat ruse mund ta pushtojnë të gjithë Donbasin brenda disa muajsh.

Sipas “The New York Times”, deklarata e Kushnerit është bërë gjatë takimit të tij dhe të dërguarit tjetër amerikan, Steve Witkoff, me Putinin në Moskë më 5 shtator.

Gjatë takimit në Kremlin, Putin pretendoi se forcat ruse do të mund ta merrnin nën kontroll të gjithë Donbasin brenda disa muajsh. Ai gjithashtu tha se Rusia ishte e gatshme të godiste infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Kushner e vuri në pikëpyetje këtë vlerësim, duke i thënë Putinit: “Me gjithë respektin, të njëjtën gjë na thatë edhe një vit më parë. Sa janë gjasat që të kthehemi këtu pas një viti dhe ju të na thoni përsëri të njëjtën gjë? Ndoshta nuk duhet ta humbim një vit?”, sipas raportimit të NYT.

Çështja territoriale në Donbas mbetet një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes në përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA-ja për t’i rikthyer negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kushner ka thënë më vonë se Putin kishte paraqitur vijën territoriale që Moska dëshiron të arrijë, ndërsa Ukraina nuk është e gatshme të tërhiqet deri në atë vijë. Ai deklaroi se Uashingtoni po kërkon një “zgjidhje kreative” për këtë mosmarrëveshje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT