Wednesday, June 10, 2026
spot_img
HomeLajmeLajm i dhimbshëm: Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare Enis Venhari nga Vushtrria

Lajm i dhimbshëm: Ndërron jetë në moshën 38-vjeçare Enis Venhari nga Vushtrria

Ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare i riu nga Vushtrria, Enis Venhari.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një infarkti.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

I ndjeri thuhet se ka lënë pas bashkëshorten dhe një djalë të vogël.

Në njoftimin mortor të familjes thuhet: “Me pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se u nda nga jeta vëllai ynë, Enisi”.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në ora 16:30, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT