Një fëmijë është aksidentuar sot në qytetin e Skënderajt.
Zëdhënësi i Spitalit, Shpend Fazliu tha për Klan Kosova se 13 vjeçari është pranuar për trajtim në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës aty ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme, raporton KlanKosova.tv.
“Në ora 15:05, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës, ka kërkuar ndihmë një i aksidentuar/mashkull, i datëlindjes 2013. Ekipi Emergjent bashkë me ekipet tjera mjekësore të Radiologjisë dhe Ortopedisë po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Aktualisht po i bëhet CT për të vlerësuar gjendjen shëndetësore”, tha ai për KlanKosova.tv.
KlanKosova.tv ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes ku u godit 13 vjeçari.


