I arrestuari që u prangos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për kanosjen e një prokurori, quhet Merxhan Rexhepi.
Klan Kosova merr vesh se ky ai është 28-vjeçar, dhe ka vendbanim të përkohshëm në Gjermani.
Sipas informatave, Rexhepi nuk ka raste të tjera si i dyshuar.
Policia tha se vepra penale është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale, më 12 dhjetor të këtij viti.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


