Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKy është personi i cili humbi jetën tragjikisht në zjarr në Malishevë,...

Ky është personi i cili humbi jetën tragjikisht në zjarr në Malishevë, bashkë me dy fëmijët e tij

Në një tragjedi të rëndë në lagjen “Mirëdita” të Malishevës, kanë humbur jetën Ilir Berisha, 35 vjeç, së bashku me dy fëmijët e tij: vajza N.B. dhe djali K.B. të moshës 12 dhe 9 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55 në lagjen “Mirëdita”, ku si pasojë e një zjarri në një shtëpi, viktimat nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe ekipeve emergjente, zjarri është lokalizuar, ndërsa në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë është konstatuar vdekja e tyre.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie të rëndë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT