Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.
Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.
Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


