Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeKy është burri që përfundoi në burg për sulm seksual ndaj disa...

Ky është burri që përfundoi në burg për sulm seksual ndaj disa vajzave në Skenderaj

Tridhjetë ditë paraburgim i janë caktuar Nuhi Bislimit, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa vajza gjatë orarit të punës në Skenderaj.

Siç ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, i akuzuari dyshohet se u është prezantuar viktimave si 27-vjeçar dhe i pamartuar, ndonëse i martuar është.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është mbajtur të mërkurën në orën 15:00, ku gjykata vendosi që i dyshuari të përfundojë prapa grilave për 30 ditë.

Rasti kishte ndodhur më 18 qershor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u bë më 29 qershor.

Për rastin kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, sipas të cilit rasti kishte ndodhur më 18 qershor, ndërsa arrestimi i të dyshuarit u bë më 29 qershor.

“Rr. ’17 Shkurti’, Skenderaj, 18.06.2026, 10:45-18:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndaj të dyshuarit tashmë është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT