Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”, pas një sërë diskutimesh nga deputetët.
Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030 kaloi në shqyrtimin e dytë me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, duke marrë mbështetje të plotë nga të pranishmit në sallë.
Miratimi i këtij projektligji konsiderohet hap i rëndësishëm në organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe ndërkombëtare që pritet të mbahet në Kosovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


