Christa Pike nuk u ekzekutua të mërkurën, ndonëse gjithçka ishte gati për zbatimin e dënimit me vdekje.
Ekzekutimi i 50-vjeçares u pezullua pak më shumë se një orë para kohës së caktuar.
Gjykata e Apelit e Qarkut të Gjashtë në SHBA vendosi pezullimin, duke thënë se gjyqtarëve u duhet më shumë kohë për të shqyrtuar argumentet në rastin e saj.
Pike ndodhet në burg që nga viti 1996. Ajo u dënua me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer.
Vendimi i fundit erdhi vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi kërkesën e saj për shtyrjen e ekzekutimit.
Edhe guvernatori i Tennessee-s kishte refuzuar kërkesën për falje.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë pezullimi i ri dhe kur mund të caktohet një datë tjetër për ekzekutimin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


