Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti takon ministrin e Financave të Gjermanisë, diskutuan për marrëdhëniet ekonomike dhe...

Kurti takon ministrin e Financave të Gjermanisë, diskutuan për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtareSinjali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, e ka takuar mbrëmë ministrin e Financave të Gjermanisë, Jorg Kukies.

Në takim, Kurti dhe Kukies, diskutuan për marrëdhëniet mes dyja vendeve, për të cilat thanë se janë të shkëlqyera.

Po ashtu tema tjera ishin edhe siguria e mbrojtja, dhe mundësitë dhe rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të huaja dhe bashkëpunimit ekonomik.

“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, i pari i Qeverisë së Kosovës, shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT