Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti takon Fidanin në Mynih, e falënderon për mbështetjen e Turqisë ndaj...

Kurti takon Fidanin në Mynih, e falënderon për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Mynih me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Në komunikatë bëhet e ditur se Kurti tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje.

Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT