Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim u diskutuambi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe shprehu mirënjohjen për shtetin dhe popullin turk për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet më tutje në komunikatë, raporton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.



