Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka uruar mirëseardhje Huchetit dhe sukses në detyrën e re, duke vlerësuar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe Kosovë–Francë. Jean-François Huchet është ambasadori i ri i Francës në Kosovë dhe ka marrë detyrën në shtator.
Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, si dhe në fusha të tjera si infrastruktura, teknologjia dhe energjia.
Në takim është diskutuar edhe për rrugën evropiane të Kosovës dhe proceset integruese. Kurti ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Francës për avancimin e Kosovës në këto procese.
Kryeministri ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin Huchet gjatë mandatit të tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


