Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Hamza arrin në Qeveri për takim me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Hamza është shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ndërsa takimi pritet të zhvillohet në kuadër të diskutimeve për propozimin e kësaj partie për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në fokus të takimit pritet të jenë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja lidhur me funksionimin dhe kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT