Monday, May 4, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti në takim me kryeministrin e Luksemburgut, flasin për anëtarësimin e Kosovës...

Kurti në takim me kryeministrin e Luksemburgut, flasin për anëtarësimin e Kosovës në BE

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), kryeministri në detyrë i vendit Albin Kurti, ka zhvilluar një takim bilateral me Kryeministrin e Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden.

Gjatë takimit, Kurti, thuhet se shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin e çmuar në sektorin e shëndetësisë dhe fusha të tjera kyçe të zhvillimit.

Në këtë drejtim, sipas komunikatës për media, ai falënderoi veçanërisht për mbështetjen e fundit prej 50 milionë eurosh, i cili dëshmon përkushtimin e Luksemburgut ndaj forcimit të kapaciteteve institucionale dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

“Bashkëbisedimi u përqendrua gjithashtu në zhvillimet aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Kosovës në raport me integrimin evropian. Kryeministri në detyrë Kurti theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë në këtë proces, përfshirë kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe progresin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Në përmbyllje, Kryeministri në detyrë Kurti falënderoi homologun e tij për përkrahjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe koordinimin në forume shumëpalëshe me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT