Kryeministri Albin Kurti është i vetmi lider qeveritar që ka ndaluar fondet për komunat, vetëm për shkak se ato udhëhiqen nga kryetarë të partive opozitare.
Komuna e Pejës është një prej të ndëshkuarave, pasi kryetari Gazmend Muhaxherri vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
E njëjta situatë është përsëritur edhe në Suharekë, ku fondet janë ndaluar për shkak se kryetari Bali Muharremaj është nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Kjo është një tmerr i papërshkrueshëm dhe i pa mendueshëm për një qeveri normale”, shtoi tutje gazetari Ardian Gaxherri, në studion e “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


