Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti dhe Abdixhiku sot takohen sërish për çështjen e presidentit

Kurti dhe Abdixhiku sot takohen sërish për çështjen e presidentit

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot takimin e radhës në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Takimi, i katërti me radhë mes tyre për këtë çështje, do të mbahet në Kuvendin e Kosovës duke nisur nga ora 11:00.

Bisedimet po zhvillohen në një afat të kufizuar kohor, pasi 28 prilli është përcaktuar si afati përfundimtar për zgjedhjen e presidentit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT