Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeKur do të ketë Britania e Madhe një kryeministër të ri?

Kur do të ketë Britania e Madhe një kryeministër të ri?

Keir Starmer, ka bërë të ditur se do t’i kërkojë Komitetit Ekzekutiv Kombëtar të Partisë Laburiste që nominimet për liderin e ri të partisë të hapen më 9 korrik.

Ai tha se procesi do të përfundojë deri në pushimin parlamentar të verës, më 16 korrik, duke synuar që në rast gare për lidership, partia të ketë një udhëheqës të ri para rikthimit të Parlamentit më 1 shtator, shkruan BBC.

Starmer theksoi se ende nuk është e qartë nëse do të ketë garë për kreun e ri të Laburistëve.

Nëse, për shembull, Andy Burnham do të kandidonte pa kundërshtarë, ai mund të zgjidhej lider menjëherë pas mbylljes së nominimeve më 9 korrik.

Derisa të përfundojë ky proces, Starmer do të vazhdojë të mbetet në detyrën e kryeministrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT