Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeKupa e Botës 2026: Irani konfirmohet në garë, ndeshje edhe në SHBA

Kupa e Botës 2026: Irani konfirmohet në garë, ndeshje edhe në SHBA

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ekipi do të zhvillojë ndeshje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Infantino deklaroi në Kongresin e FIFA-s në Vankuver se turneu duhet të shërbejë si mjet bashkimi dhe afrimi mes popujve, pavarësisht tensioneve gjeopolitike.

Irani pritet të luajë ndeshjet e fazës së grupeve në Kaliforni dhe Seattle, ndërsa përballja e parë është planifikuar më 15 qershor në Los Angeles kundër Zelandës së Re.

Vendimi vjen në një periudhë tensionesh ndërkombëtare, por FIFA ka konfirmuar se organizimi i turneut do të vazhdojë sipas planit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT