Në debate nuk del me ekspertë të fushës.
Por, shfrytëzon rrjetet sociale për të publikuar shifra që ministri i Financave, Hekuran Murati, i quan suksese të qeverisë, raporton Klan Kosova.
Ai u mburr se Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në rajon. Mirëpo, për njohësit e fushës, ky është dështim dhe regres i vendit.
Madje i pari i këtij dikasteri, në listën e sukseseve renditi edhe disa vendime që pritet të ekzekutohen në janar të këtij viti.
Ekonomisti Nazmi Zeqiri i ka vënë një emër të thjeshtë këtyre të dhënave – manipulim.
Mes tjerash, Zeqiri tha se qeveria është duke përdorur shifra të zgjedhura për të krijuar narrative të gabuara për qëllime politike. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


