Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeKujtohen 31 martirët e vrarë në Lluzhan të Podujevës (VIDEO)

Kujtohen 31 martirët e vrarë në Lluzhan të Podujevës (VIDEO)

1 maji shënon përvjetorin e vdekjes së 31 martirëve të vrarë mbi urën në Lluzhan të komunës së Podujevës në vitin 1999.

Gazetarja Arbreshë Uka ka raportuar nga vendi ku ka ndodhur ngjarja tragjike ku forcat ajrore të NATO-s kishin sulmuar urën për ta pamundësuar qarkullimin e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, ku fatkeqësisht është goditur edhe një autobus i mbushur me civilë.

“27 vjet me parë, pikërisht në këtë urë të Lluzhanit që të çon në drejtim të Prishtinës, forcat ajrore të NATO-s, që kishin cak shkatërrimin e pikave kyçe të infrastrukturës për të pamundësuar lëvizjen e qarkullimin e ushtrisë serbe në atë kohë, kishin goditur urën, por në ato momente kishte kaluar një autobus i cili ishte i mbushur me shumicën shqiptare, por që kishte edhe paramilitarë serbë”, u shpreh gazetarja Uka.

Ndiqeni deklarimin e saj të plotë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT