Gurakuç Kuçi nga “Octopus” sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova është shprehur se veprimet që po i bën presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ngjallin panik te vendet si Kosova.
Ai u shpreh se presidenti Trump po luan një lloj politike, siç tha Kuçi, të frikës në botë, përcjell Klankosova.tv.
“Ato veprime të cilat është duke i bërë Trumpi, nuk janë veprime të cilat ngjallin panik te vendet si Kosova dhe vendet e vogla që janë pjesë e gjeopolitikës së tyre, por është një riformulim i tij i ri i gjeopolitikës”.
“Pra, Trumpi po luan një lloj politike të frikës në botë, që po transformohet çdo ditë e më shumë. Ne po e shohim se çdo ditë e më shumë ka fuqi të tjera në dalje, të cilat vazhdimisht i bëjnë konkurrencë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh tutje Kuçi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


