Thursday, July 9, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeziu flet për afatet kushtetuese: Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh, ose...

Kryeziu flet për afatet kushtetuese: Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh, ose shkojmë në zgjedhje

Njohësi i zhvillimeve politike, Kadri Kryeziu sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për afatet kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Ai tha se nga momenti i certifikimit të rezultateve, brenda 30 ditëve duhet të konstituohet kuvendi, ndërsa iniciativën për thirrjen e seancës konstituive e ka presidentja e vendit, respektivisht ushtruesja e detyrës.

Sipas Kryeziut, nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda këtyre 30 ditëve, atëherë, sipas tij, vendi shkon në zgjedhje.

“Prej momentit të certifikimit të rezultateve përfundimtare, brenda 30 ditëve duhet të konstituohet parlamenti dhe iniciativën për konstituimin e parlamentit e ka presidentja e shtetit, respektivisht ushtruesja e detyrës tash. Brenda 30 ditësh, do të thotë, është e sanksionuar edhe në Kushtetutë, po ashtu edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që duhet brenda 30 ditësh gjithsesi të konstituohet parlamenti. Përndryshe, shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Sipas tij, për shkak të ngërçeve politike të krijuara në procesin e formimit të institucioneve, Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, derisa sqaroi se pas konstituimit të Kuvendit nis afati për formimin e Qeverisë.

“Sipas mendimit tim, për shkak të atyre ngërçeve që kanë ndodhur dhe kanë krijuar disa situata të pakëndshme, domethënë në krijimin e institucioneve, konsideroj se brenda javës duhet të konstituohet parlamenti, qeveria po ashtu dhe të zgjidhet edhe presidenti. Konstituohet parlamenti, pastaj nis afati për krijimin e qeverisë. Partia më e madhe ka të drejtë të nominojë një mandatar, të cilin pastaj e nominon presidenti i shtetit dhe, brenda 15 ditësh, eventualisht duhet të konstituohet qeveria” deklaroi Kryeziu.

Duke folur për renditjen e krijimit të institucioneve, Kryeziu vlerësoi se prioritet duhet të kenë Kuvendi dhe Qeveria, ndërsa zgjedhja e presidentit të bëhet më pas.

“Interpretimi logjik, dërgon andej se duhet të konstituohet parlamenti edhe qeveria, pasi që janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe parlamenti është një organ bazik i Republikës së Kosovës. Për shkak se situata për presidentin ka ngecur edhe më herët, unë e konsideroj se është më praktike, më pragmatike, që të konstituohet Parlamenti, pastaj qeveria dhe më vonë edhe presidenti. Prej momentit të nominimit të presidentit, 60 ditë”, u shpreh ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT