Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeEkzekutohet kreu i “mafias kaukaziane” në Izrael, kamerat kapin momentin e atentatit

Ekzekutohet kreu i “mafias kaukaziane” në Izrael, kamerat kapin momentin e atentatit

Kreu i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, Yanis Yusayev, është ekzekutuar të dielën jashtë një pike karburanti në Cezare, ndërsa momenti i atentatit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet e publikuara, Yusayev shihet duke dalë nga një restorant që ndodhet në ambientet e një pike karburanti, së bashku me dy persona të tjerë. Në atë moment, një person i veshur me bluzë me kapuç gri, pantallona të zeza dhe kapele të bardhë bejsbolli i afrohet nga pas.

Më pas, autori nxjerr armën dhe e qëllon Yusayev në kokë nga një distancë shumë e afërt, duke e rrëzuar në tokë.

Yusayev u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas atentatit, një numër i madh forcash policore mbërritën në vendngjarje, rrethuan zonën dhe nisën mbledhjen e provave.

Në kërkim të autorit u angazhua edhe një helikopter, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Hetimet për zbardhjen e rastit dhe motivit të vrasjes janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT