Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeJava e bekuar në QKUK: 136 foshnje lindën, mes tyre binjakë e...

Java e bekuar në QKUK: 136 foshnje lindën, mes tyre binjakë e trejakë

Një javë e ngarkuar është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku gjatë javës së fundit kanë ardhur në jetë gjithsej 136 foshnje.

Sipas të dhënave të publikuara, 77 lindje kanë përfunduar në mënyrë natyrale, ndërsa 59 janë kryer me prerje cezariane.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe katër lindje binjakësh dhe një lindje me trejakë.

Nga 136 të porsalindurit, 74 janë djem dhe 68 vajza.

Të dhënat janë bërë publike nga Gjinekologjia e QKUK-së për periudhën e fundit javore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT