Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po qëndron në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje që ka filluar të ndërtohet sot.
Megjithatë, Kurti nuk ka gjetur kohë për të vizituar Prokurorinë Speciale, edhe pse është ftuar dy herë me ftesë të rregullt dhe herën e tretë përmes gjykatës, njofton Klankosova.tv.
Kryeministri është kushtëzuar të shkojë në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore, por, edhe pse ishte në Gjilan në ora 10:23, ai tha se nuk kishte kohë.
Kurti foli pak për projektet që po zhvillohen, pasi përgjigjjet e tij u përqendruan kryesisht në pyetjet e gazetarëve lidhur me Prokurorinë.
Ai u shpreh se është i gatshëm të japë intervistën e tij vetëm nëse do të respektohet kërkesa që të dërgohet një ftesë zyrtare në konak. Nëse ata nuk e respektojnë këtë, as unë nuk do ta respektoj kërkesën e tyre, tha Kurti.
Ndiqni detajet, nga gazetarja Qëndresa Tërshani, në videon e mëposhtme:
The post Kryeministri vs drejtësia – Kurti i shpërfill gjykatë e prokurori (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


