Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeministri Kurtin me Haxhiun e Çekun takojnë Myftiun Tërnava

Kryeministri Kurtin me Haxhiun e Çekun takojnë Myftiun Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pritur sot në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili shoqërohej nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Gjatë takimit Tërnava dhe Kurti biseduan për tema të ndryshme, përfshirë këtu rolin e komuniteteve fetare në forcimin e vlerave shoqërore dhe promovimin e tolerancës ndërfetare.

Myftiu Tërnava me këtë rast theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të Kosovës, duke potencuar kështu rolin konstruktiv të Bashkësisë Islame të Kosovës në krijimin e një shoqërie edhe më tolerante.

Mysftiu në veçanti u ndal te ruajtja e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare në Kosovë, ku falënderoi Ministrinë e Kulturës për renovimin e disa xhamive, si dhe për gatishmërinë për renovimin e 15 xhamive të tjera të vjetra.

Ndërsa kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në ruajtjen e harmonisë fetare dhe kombëtare. Ai ritheksoi angazhimin e qeverisë për të mbështetur të gjitha komunitetet fetare në vend, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

 

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT