Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeKryeministri Kurti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresmenit Eliot Engel

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kongresmenit Eliot Engel

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të kongresmenit amerikan Eliot Engel, mik i madh i Kosovës.

Kurti theksoi se Engel, për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan, ishte një mbështetës i palodhur i çështjes kosovare, duke e ngritur atë në institucionet më të larta amerikane. Ai shtoi se Engel ishte një nga zërat e parë që mbështeti fuqishëm pavarësinë e Kosovës dhe se mirënjohja për kontributin e tij do të mbetet e përhershme.

“Takimet me të ishin gjithmonë të mbushura me vëmendje dhe interes të sinqertë për të ardhmen e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë sukses i sakrificës së popullit tonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë, ku një vend të veçantë ka kongresmeni Engel,” tha Kurti.

Ai gjithashtu shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë e kongresmenit. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT