Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeAvokati i Thaçit: Kishim pyetje për rastin e Behajdin Allaqit, nuk na...

Avokati i Thaçit: Kishim pyetje për rastin e Behajdin Allaqit, nuk na lejuan t’i diskutonim

Pierre-Richard Prosper, avokat në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka folur për rastin e Behajdin Allaqit dhe përmendjen e tij në ditën kur u shpall aktgjykimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Prosper ka pretenduar se gjatë gjithë procesit çështja ishte mbajtur konfidenciale dhe se mbrojtja nuk ishte lejuar të diskutonte publikisht për të.

“Gjatë gjithë procedurës çështjet që kishin të bënin me këtë ngjarje janë mbajtur konfidenciale, sekrete nga publiku. Dhe mund ta them, në këtë proces neve kishim shumë informata të mira, pyetje kryqëzore lidhur me këtë çështje që kishin të bënin me mbrojtjen dhe nuk na është lejuar të diskutonim”, ka thënë ai.

Sipas Prosperit, nuk kishte pasur më herët ndonjë urdhër apo vendim të gjykatës që do t’i bënte publike këto informacione apo rrethanat që lidhen me rastin.

“Por në ditën kur publikohet aktgjykimi, gjykata vendos se është e rëndësishme që të shpallet kjo informatë, të bëhet publike pa informatat e tjera bazë për njerëzit”, është shprehur Prosper.

Avokati e ka cilësuar këtë si një tjetër problematikë në proces, duke thënë se, sipas tij, kjo lidhet edhe me motivimin e vendimit.

“Prapë kjo është diçka tjetër problematike dhe i kthehet pikës sime lidhur me motivimin, i kthehet pikës se ky aktgjykim është përfaqësimi i pandershëm i sundimit të ligjit dhe drejtësisë”, ka deklaruar Prosper.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT