KRU “Gjakova” njofton se kryeshefi ekzekutiv, Hasan Krasniqi, së bashku me ekipin e inxhinierëve të kësaj kompanie, janë në një vizitë studimore në hidrocentralet e Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, bëhet e ditur se “ky hap i rëndësishëm është pjesë e përgatitjeve për të shfrytëzuar në mënyrë të qëndrueshme dhe efikase potencialin tonë të jashtëzakonshëm ujor”.
“Një e ardhme premtuese po ndërtohet me përkushtim dhe vizion!”, thuhet tuje në postimin e KRU “Gjakova” .
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>






