Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeLajmeKriza me Iranin, Trump drejt “vendimit përfundimtar” në Dhomën e Situatave

Kriza me Iranin, Trump drejt “vendimit përfundimtar” në Dhomën e Situatave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se po mbledh Dhomën e Situatave (Situation Room) në Shtëpinë e Bardhë për të marrë atë që ai e konsideron si “një vendim përfundimtar” lidhur me krizën ushtarake dhe gjeopolitike me Iranin.

Ndërkohë, Trump ka shpallur fitoren diplomatike duke pretenduar dorëzimin e Teheranit, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar deklaratat e tij si të pasakta dhe kontradiktore, duke sinjalizuar se një marrëveshje e qëndrueshme është ende larg.

Përmes një mesazhi në platformën e tij Truth Social, Presidenti Trump ka mbajtur një qëndrim triumfalist, duke vendosur kushte të rrepta që, sipas tij, Irani duhet t’i pranojë pa kushte.

“Irani duhet të pranojë se nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore apo një bombë. Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet menjëherë, për trafik detar të pakufizuar në të dyja drejtimet.”

Trump shtoi se SHBA do të marrë përsipër nxjerrjen dhe shkatërrimin e materialit bërthamor të varrosur thellë nën tokë, në koordinim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA). Ai njoftoi gjithashtu heqjen e bllokadës së jashtëzakonshme detare amerikane, duke u thënë anijeve të bllokuara në rajon se “mund të fillojnë procesin e kthimit në shtëpi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT