Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Kurti në panik me tubime të vakëta, block e ka -...

Krasniqi: Kurti në panik me tubime të vakëta, block e ka – s’ka puls (VIDEO)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka nivel paniku që s’e kupton dot pse.

”Po them nuk e di a e ka panikun për shkak të tubimeve të vakëta që i ka, mungesës së njerëzve, mungesës së entuziazmit, apo është e vetmja mënyrë që bon fushatë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Tutje Krasniqi u shpreh se lideri i Vetëvendosjes do veç konflikt e përçarje.

”Nuk kemi me ia dhonë më mundësinë e as kënaqësinë me u përça”.

”Ai le t’i grahë me të veten kaloftë mirë, na jemi tuj folë me qytetarë, s’jemi tuj folë me Albin Kurtin. Block e ka. S’ka puls Albin Kurti, u kry kjo punë”.

”Vota nashta ka diçka, po puls nuk ka”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT