Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajme13-vjeçarja ka kryer vetëm klasën e dytë, QPS tenton rikthimin në shkollë...

13-vjeçarja ka kryer vetëm klasën e dytë, QPS tenton rikthimin në shkollë (VIDEO)

Sipas Policisë rajonale në Pejë, babai i vajzës është trajtuar nga organet e rendit për disa raste të ndryshme ndër vite.

“Prindi i saj ka disa vepra, diku rreth 23 vepra të ndryshme, të cilat janë trajtu nga stacioni policor në Istog, janë kompletu të gjitha rastet janë procedu në Prokurorinë Themelore, dhunë në familje, keqtrajtim, moskujdesje e duhur, detyrim apo shtyrje në prostitucion, lëndim i lehtë, vjedhje, përdorim i substancave narkotike e disa raste të tjera, pra rreth 23 vepra, për të cilat janë iniciuar rastet dhe janë kompletuar e janë dërguar në porkurori”, Fadil Gashi, Zëdhënës në Policinë rajonale të Pejës .

Asnjë nga fëmijët e kësaj familjeje, përfshirë edhe 13-vjeçaren, nuk vijon procesin mësimor në shkollë.

“Gazetarja: A shkon në shkollë?

13-vjeçarja: Jo.

Gazetarja: Pse?

13-vjeçarja: Sepse i kom thanë socialit me ma bo një qare se kam shumë mungesa”, deklaroi 13-vjeçarja nga Istogu, për emisionin MAT në Klan Kosova.

Babai i saj thotë se fëmijët nuk duan vetë të shkojnë në shkollë.

“Gazetarja: Në shkollë a shkojnë fëmijët?

Babai: Jo.

Gazetarja: Pse s’po shkojnë në shkollë?

Babai: Se nuk po dojnë vet.

Gazetarja: Po e kanë obligim me kry shkollën fillore.

Babai: Po nuk po dojnë vet. S’di sa herë ua kam ble librat, atij e atij e mi gjujshin çantat, ec e njeki unë nalt e poshtë”, deklaroi G.V, babai i 13-vjeçares nga Istogu.

Ndërsa nga Qendra për Punë Sociale deklarohen se janë munduar që fëmijët t’i rikthejnë në shkollë.

“Vazhdimisht jemi mundu edhe me shkollën që me i shti në rrjedhë, me u arsimu. Përpara ju kanë ble lapsa, çanta, vazhdimisht edhe jo vetëm QPS por ka pas edhe organizata terredeshome edhe ajo e ka pas si rast pak më të vështirë, edhe ka vendosë me ju ndihmu me libra me çanta me, por e pa mundshme o kanë, edhe e kanë braktisë shkollën, kemi bisedu me ekipin e braktisjes të shkollës, s’kanë pas kurrfarë mundësie, me psikologen, pedagogen, 2-3 ditë shkojshin, tani apet, tani ma jo, për ta është veç lëmosha, janë rritë në atë mënyrë..

Në çdo formë këta t’i mshelin dyert.

Tash kjo po thotë po du me shku në shkollë, e kjo ka shku veç në klasë të dytë e tash i ka 13 vjet, tash psikologia duhet me bë një raport mandej me bë kërkesë e atë kërkesë me dorëzu në Inspektorat të Arsimit dhe me pa nëse mundet me vazhdu shkollimin kjo”, deklaroi Diana Zekaj, Menaxhere e rastit në QPS Istog për emisionin MAT në Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT